Olympiacosi e ka shënuar fitoren e parë në fazën e ligës në Champions.
Të martën mbrëma, skuadra greke fitoi 1:0 në Kazakistan ndaj Kairat Almatyt. Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së gjashtë të fazës së ligës.
Golin e fitores për Olympiacosin e shënoi portugezi Gelson Martins në minutën e 73-të.
Olympiacosi i kishte tri humbje dy barazime në gjashtë xhirot e para. Almaty mbetet me një pikë.