Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Karsdorpi vazhdon kontratën me Romën

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Rick Karsdorp, ka vazhduar kontratën me klubin aktual Roma.

Holandezi pas paraqitjeve fantastike këtë edicion është shpërblyer me kontratë të re, e cila do ta mbajë atë në “Olimpico” deri në vitin 2025.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi kryeqytetas në rrjetet sociale.

26-vjeçari këtë sezon në 30 paraqitje ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asistime.

Ai u transferua në vitin 2017 nga Feyenoordi për 16 milionë euro.