Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi nis negociatat për Karsdorpin

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Rick Karsdorp do të jetë përforcimi i parë i Juventusit në afatin kalimtar të janarit.

“Calciomercato” ka raportuar të premten se Juventusi ka nisur negociatat me Romën, ekip që për kartonin e holandezit po kërkon 10 milionë euro.

Thuhet se 27-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me Juventusit dhe është në pritje që transferimi i tij të zyrtarizohet brenda pak ditëve.

Karsdorp është nxjerrë në shitje nga Roma pas problemeve që i ka pasur me trajnerin Jose Mourinho.

Ai është pjesë e Romës prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Feyenoordi dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Karsdorp ka 11 paraqitje deri më tani për Romën këtë sezon në të gjitha garat.