Skuadra e Fulhamit ka mundësinë t’i sigurojë shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, Rick Karsdorp, ka njoftuar “Daily Mail” të enjten. Mësohet se Karsdorp i është ofruar Fulhamit, ekip që është në kërkim të një mbrojtësi në afatin kalimtar të janarit.
Holandezi do të largohet nga Roma pasi ekipi italian tashmë e ka njoftuar se është nxjerrë në shitje për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin Jose Mourinho.
Për 27-vjeçarin, Roma po kërkon rreth 20 milionë euro pasi Karsdorp ka kontratë deri në vitin 2025. Ai po kërkohet edhe nga Juventusi, ndërsa këtë sezon ka regjistruar 11 paraqitje për Romën në të gjitha garat.