Roma edhe zyrtarisht ka konfirmuar se me marrëveshje të dyanshme, e ka shkëputur kontratën me mbrojtësin e krahut të djathtë, Rick Karsdorp.
Ai largohet nga “Stadio Olimpico” pas shtatë edicioneve të kaluara me klubin e Serie A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dua t’i falënderojë tifozët e Romës për këto sezone të çmendura. Kam dhënë gjithçka nga vetja, ndërsa dy fëmijët e mi u lindën në këtë qytet. Kjo më bën krenar. Mirë u pafshim, Roma”, ka thënë Karsdorp në komunikatën e klubit italian.
Holandezi iu bashkua Romës nga Feyenoordi në verën e vitit 2017.