Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Karsdorp: Mourinho më ka ndihmuar shumë

Rick Karsdorp e ka falënderuar Jose Mourinhon për ndihmën që i ka dhënë për t’u përmirësuar brenda dhe jashtë fushës.

Holandezi i krahut të djathtë ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të “giallorossëve” në sezonin e ri. Ka pasur formë të mirë vazhdimisht në krahun e djathtë të fushës, me Romën që kërkon ta përfundojë këtë edicion në top katërshe.

“Mourinho më ka përmirësuar. Kam konsumuar alkool dhe kam dalë jashtë vazhdimisht, kjo nuk ndodh më. Arsyeja pse kam ardhur të luajë këtu është projekti i Romës”, ka thënë Karsdorp.

26-vjeçari ka kontratë me Romën deri në vitin 2025. Është paraqitur 24 herë në të gjitha garat, me totalin e 2078 minutave. Ka kontribuuar me pesë asistime.