Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për mesfushorin ofensiv, francezin Yann Karamoh, që është i huazuar tek Interi.
Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja spanjolle "Mundo Deportivo".
Karamoh 19-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni, është huazuar për dy vjet tek Interi nga skuadra franceze Caen.
Ai te Barça shihet si përforcim i duhur për të ardhmen, pasi tek Interi po tregon paraqitje të mira.
Karamoh ka tetë paraqitje për ekipin italian dhe ka realizuar një gol. Barça është e gatshme të paguajë dhjetë milionë euro dëmshpërblim për ta transferuar atë në fund të këtij edicioni.
Karamoh është edhe pjesë e Përfaqësueses U-21 të Francës. Ai po kërkohet edhe nga skuadra e Chelseat.