Barcelona ka pranuar ofertë prej 200 milionë eurove nga Paris Saint-Germaini për 16-vjeçarin, Lamine Yamal, ka shkruar të shtunën mediumi spanjoll “MARCA”.
Yamal, i cili shënoi supergol në fitoren e Barcelonës ndaj Mallorcas të premten mbrëma, është produkt i Akademisë “La Masia”.
Ai ka thyer disa rekorde për klubin dhe shtetin e tij Spanjën me gola të realizuar, pasi edhe pse i ri në moshë, ka arritur të lërë gjurmë.
Yamal është bërë një prej lojtarëve titullar në formacionin e trajnerit Xavi Hernandez, ndërsa rregullisht paraqitet edhe për Spanjën.
Pritet të jetë pjesë e skuadrës së Luis de La Fuentes për Kampionatin Evropian në Gjermani.
Yamal në 37 paraqitje në të gjitha garat në edicionin aktual, ka realizuar gjashtë gola dhe ka shtatë asistime.