Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kapiteni Kuç: Kemi treguar karakter dhe cilësi

Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç pranon se kanë pasur vështirësi dhe lodhje gjatë edicionit 2022/2023.

Por ai ka theksuar se në momentet më të rëndësishme kanë treguar karakter dhe cilësi.

“Jemi të kënaqur, pasi në fund kemi fituar titullin. Kemi pasur shumë ndeshje dhe shumë ngarkesë. Por kemi treguar në fund karakterin dhe kualitetin .është një vit i suksesshëm. Pak pushim dhe pastaj të kthehemi ta vazhdojmë punën. Kemi nisur mirë, patëm katër fitore dhe normal që më vonë u ndje lodhja. Çdo lojtar ka ngarkesë, por kur ishte më e rëndësishme treguam karakterin”, ka thënë Kuç.

Artikuj të ngjashëm