Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç e ka vlerësuar lart fitoren përballë Malishevës, skuadër që po kalon formë të mirë në kampionat. Malisheva e drejtuar nga Qëndrim Kida, zë vendin e katërt me 41 pikë, shtatë më pak se lideri Ballkani.
“Mendoj se dalëngadalë po kthehemi në ritmin tonë, falë Zotit tani i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion. E kemi trajtuar ndeshjen sa më seriozisht, e dinim që ishte një ekip cilësor me individë shumë të mirë. Ne e kontrolluam lojën që në fillim dhe festuam me meritë në fund. Nuk kemi shumë kohë për të festuar, të dielën kemi një ndeshje kampionati kundër të njëjtës skuadër”, ka thënë Kuç për KOHËN të enjten.