Kapiteni i Brightonit, Lewis Dunk, e ka vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër, deri në vitin 2026.
31-vjeçari, që luan në pozitën e qendërmbrojtësit, ka zhvilluar 416 ndeshje qëkur debutoi në “League One” me skuadrën, në vitin 2010.
Trajneri Roberto de Zerbi ka thënë se ky është lajm i mirë për klubin dhe se është i lumtur që Dunk ka vazhduar kontratën.
Brightoni përfundoi në pozitën e gjashtë në Premier League në edicionin e kaluar dhe është kualifikuar në garat evropiane për herën e parë.
Dunk e ka luajtur vetëm një ndeshje me Anglinë.
Ishte miqësorja e fituar kundër SHBA-së në vitin 2018.
Edhe
Khusanovi vazhdon kontratën me Man. Cityn
Ai kishte marrë ftesë për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2024” në qershor, kundër Maltës dhe Maqedonisë së Veriut, por nuk ishte grumbulluar shkaku i lëndimit.
Kapiten i Brightonit, Dunk është prej vitit 2019.