Mesfushori N’Golo Kante ka refuzuar ofertën e parë te Chelseat për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni, ka njoftuar “The Athletic” të hënën.
Bëhet e ditur se Kante i ka kërkuar Chelseat kontratë më të gjatë për të qëndruar në klub. Chelsea i ka ofruar atij kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, ndërsa Kante po kërkon kontratë trevjeçare me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Pas refuzimit të ofertës së parë, palët kanë mbetur t’i vazhdojnë negociatat për të parë nëse mund të arrijnë marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.
31-vjeçari është pjesë e Chelseat prej vitit 2016, ndërsa këtë edicion ka vetëm dy paraqitje kampionale.
Artikuj të ngjashëm