Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kante pritet të mungojë për Chelsean

Mesfushori N’Golo Kante pritet të mungojë në gjashtë ndeshjet e radhës të Chelseat shkaku i zgjatjes së muskujve gjatë paraqitjes me Francën.

26-vjeçari u detyrua të zëvendësohet në pjesën e parë të ndeshjes të cilën Franca e fitoi kundër Bullgarisë.

Sipas The Telegraph, Kante pritet të mungojë në gjashtë ndeshjet e ardhshme të Chelseat, të cilat përfshijnë edhe ato kundër Romës në Ligën e Kampionëve dhe atë me Manchester Unitedin në Premier Ligë.

Artikuj të ngjashëm