N’Golo Kante do të mbetet te Chelsea. Për mesfushorin francez është përfolur gjatë për një largim nga ekipi londinez, por që nuk u realizua.
Kante këtë edicion ka qenë i pazëvendësueshëm në formacionin bazë duke luajtur në 36 ndeshje në të gjitha garat. Mesfushori dëshiron të qëndrojë te Chelsea duke refuzuar mundësinë e largimit.
30-vjeçari ka kontratë me “Blutë e Londrës” deri në vitin 2023. Për Kanten interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Real Madridi dhe Interi.
Ai është pjesë e klubit londinez që nga viti 2016, kur u transferua nga Leicesteri.
Artikuj të ngjashëm