Mesfushori N’Golo Kante ka insistuar se po ndihet shumë i lumtur te Chelsea dhe nuk sheh arsye për t’u larguar nga klubi londinez në fund të këtij edicioni, përcjellë “Daily Mail” të martën.
Më herët është raportuar se Chelsea ka marrë oferta për ta liruar Kanten, i cili kërkohet nga ekipet tjera të mëdha të Evropës, por 28-vjeçari është i vendosur për ta respektuar kontratën e tij me londinezët.
Kante 28-vjeçar, ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023 kurse këtë edicion ka tri gola në tetë paraqitje për Chelsean. Ai te Chelsea u transferua në vitin 2016 nga Leicesteri dhe me të dyja ekipet ka fituar titullin e kampionit të Anglisë.
“Unë ndihem mirë te Chelsea, jam shumë i lumtur dhe dua të jem pjesë e këtij projekti. Nuk më interesojnë ofertat e ekipeve tjera”, është shprehur Kante.