Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane mund ta zëvendësojë Lewandowskin

Sulmuesi i Tottenhami, Harry Kane, mund të jetë zëvendësues i Robert Lewandowskit te Bayern Munichu, shkruan Kiker.

Megjithatë, sipas mediumit gjerman, një transferim i tillë nuk mund të realizohet këtë verë për shkak të aspektit financiar.

Në fakt, Lewandowski ende nuk është larguar nga klubi gjerman, ani pse e ka pohuar dëshirën për tu larguar këtë verë.

Bayerni është në pritje të një oferte zyrtare nga Barcelona në vlerë prej rreth 50 milionë eurosh. Harry Kane ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024.