Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane joshet nga Bayerni

Sulmuesi Harry Kane po mendon të largohet nga skuadra e Tottenhamit në fund të këtij sezoni, raporton “Sky Sports” të mërkurën. Mësohet se Kane është joshur nga ideja për të luajtur për Bayern Muenchenin, ekip me të cilin ishte në kontakte gjatë kësaj vere.

Te Bayerni janë të kërkim të një sulmuesi pas largimit të Robert Lewandowskit dhe Kane po shihet si zgjidhja e duhur për ta zëvendësuar polakun.

Reprezentuesi i Anglisë është i gatshëm për ta vazhduar karrierën në Bundesligë, ndërsa Bayerni po përgatit një ofertë për Tottenhamin në fund të këtij edicioni. 29-vjeçari këtë edicion ka shënuar pesë gola në tetë ndeshje, ndërsa ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024. Kartoni i tij vlerësohet rreth 100 milionë euro.