Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane nuk do të transferohet te Bayerni

Harry Kane nuk do të lëvizë nga Tottenhami në verë të këtij viti. Të dielën u raportua se anglezi mund të jetë zëvendësues i Robert Lewandowskit te Bayern Munichu.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, njoftoi se nuk ka bisedime dhe asgjë konkrete mes klubeve për kalimin e Kanet te Bayerni.

Sipas Romanos, Tottenhami e konsideron të paprekshëm sulmuesin 28-vjeçar dhe asnjëherë nuk e ka diskutuar shitjen e tij këtë verë.

Drejtuesit e Tottenhamit po mendojë t’i ofrojnë zgjatje të kontratës e cila i skadon në verën e vitit 2024.