Pas shitjes së Robert Lewandowskit te Barcelona, Bayern Munichu e ka identifikuar zëvendësuesin e sulmuesit polak.
Drejtori sportiv i Bayernit, Oliver Kahn, ka thënë për “Bild” se sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, është një ëndërr për të ardhmen.
“Ai ka kontratë me Tottenhamin. Ai është një nga sulmuesit më të mirë dhe është një ëndërr për të ardhmen tonë. Tani duhet të shohim se si do ta bashkojmë ekipin për sezonin aktual, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Kahn.
Bayerni po planifikon që ta transferojë Kanen në verën e vitit 2023. Anglezi Kane ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024. Përveç Bayernit, për 28-vjeçarin shfaqur interesim edhe gjigantët e futbollit evropian.
Manchester City ishte afër të transferonte Kanen, por Tottenhami kërkoi 150 milionë funte. Këtë verë, përforcimi më i madh i klubit gjerman është Sadio Mane, të cilin e transferoi nga Liverpooli, por “bavarezët” duan që në skuadër të kenë edhe një sulmues “vrasës”.