Krerët e Bayern Muenchenit janë në kontakte me sulmuesin e Anglisë, Harry Kane. “Bild” përcjellë të premten, se Kane ka dhënë sinjale se është i gatshëm për t’u transferuar te Bayerni.
Bavarezët po e shohin Kanen si zëvendësim ideal për Robert Lewandowskin, i cili iu bashkua skuadrës së Barcelonës.
Për transferimin e Kanet, thuhet se Bayerni është i gatshëm të ofrojë rreth 80 milionë euro. Kane ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024.