Gjiganti gjerman, Bayern Muencheni, po shqyrton një ofertë për sulmuesin Harry Kane për ta zëvendësuar Robert Lewandowskin që do të largohet këtë verë.
Kampioni i Bundesligës beson se kapiteni i Anglisë, Kane, është sulmuesi i duhur për ta zërë vendin e Lewandowskit.
Drejtuesit e klubit gjerman do të nisin bisedimet me Tottenhamin për të parë mundësinë e transferimit të anglezit.
Kane ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024 dhe “bavarezët” janë të gatshëm të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme parash për të bindur londinezët në lirimin e sulmuesit.