Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni favorit për Kanen

Sulmuesi Harry Kane sezonin e ardhshëm ka gjasa të mëdha të luajë në Bundesligë. “The Sun” ka shkruar të premten se Bayern Munichu është favorit për Kanen, pasi te Tottenhami kanë marrë vendim që mos ta shesin sulmuesin në Angli, te skuadrat rivale.

Bayerni ka kohë që ka shprehur interesim për Kanen, të cilin po synon ta transferojë në fund të sezonit aktual.

Ekipi gjerman është i gatshëm të shpenzojë mbi 100 milionë euro për sulmuesin e Anglisë, i cili ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024. 29-vjeçari këtë sezon ka shënuar 19 gola në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm