Kanadaja ka fituar thellë ndaj Letonisë për të përfunduar e para në Grupin H të Kampionatit Botëror të basketbollit.
Të martën në Xhakarta të Indonezisë, Kanadaja fitoi me shifrat 101:75. Për Kanadanë është fitorja e tretë. Ka mposhtur thellë edhe Francën e Libanin.
Ndërkohë Letonia ka pësuar humbjen e parë. Avancon prej pozitës së dytë në grup. Franca dhe Libani janë eliminuar, përkatësisht do të luajnë për pozitat prej 17 deri në 32. Ndeshja nisi më mirë për Letoninë që e fitoi çerekun e parë me rezultat 23:13. Kanadezët u kthyen në çerekun e dytë dhe vazhduan dominimin edhe në pjesën e dytë. Shai Gilgeous-Alexander shkëlqeu me 27 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime.
Artikuj të ngjashëm