Njëra prej pretendenteve për titull të botës në basketboll, Franca, është ndalur që në fazën grupore.
Në ndeshjen më të mirë të Botërorit deri më tani, Franca pësoi nga Letonia me rezultatin 88:86.
Ndeshja ishte shumë e fortë dhe shumë dramatike.
Me fitore, Letonia kalon në raundin e dytë, ndërsa Franca eliminohet.
Franca e pësoi humbjen e dytë në Grupin H dhe eliminohet së bashku me Libanin.
Tutje pos Letonisë nga ky grup ka avancuar edhe Kanadaja.
Rolands Shmits udhëhoqi Letoninë me 20 pikë. 22 pikë i kishte Arturs Zhagars.
Evan Fournier ishte më efikasi te Franca me 27 pikë, por me efikasitet të dobët.
Rudy Gobert i kishte nëntë pikë e shtatë kërcime.
Artikuj të ngjashëm