Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampioni i UFC-së, i hapur për meç boksi ndaj Usykut

Alex Pereira

Foto: Associated Press

Kampioni i UFC-së në kategorinë gjysmë të rëndë, Alex Pereira, ka thënë se është i hapur për një meç boksi me kampionin e botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, Oleksandr Usyk.

37-vjeçari Pereira të shtunën do të mundohet ta mbrojë titullin kur do të përballet me Magomed Ankalaevin në “UFC 313” në Las Vegas. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nëse fiton, ai pritet të ketë luftëra tjera dhe këtë e ka konfirmuar vetë Pereira. 

“Në të ardhmen do të doja të përballesha me Dricus du Plessisin ose Jon Jonesin, apo edhe me Oleksandr Usykun në boks”, ka thënë Pereira.  “E shoh të mundur këtë, por kjo nuk varet nga unë. Varet nga UFC”. 

UFC është seria më e madhe e Arteve Marciale të Përziera. 

Ukrainasi Usyk është i pamposhtur në boksin profesionist dhe fitoi ndaj Tyson Furyt dy herë në vitin 2024, duke e çimentuar statusin si boksieri më i mirë i kategorisë së rëndë në gjeneratën e tij.