Sulmuesi Bashkim Kadrii i ka siguruar fitoren skuadrës së Odenses në duelin e mbijetesës ndaj Alborgut, të hënën.
Në kuadër të xhiros së 24-të të plejautit, Odense triumfoi në udhëtim me rezultatin e ngushtë 3:2.
Me këtë fitore, Odense ngrihet në kuotën e 31 pikëve dhe zë vendin e tetë në tabelë. Kadrii u inkuadrua në minutën e 71-të kur rezultati ishte 2:2, ndërsa katër minuta më vonë shënoi golin që vulosi fitoren e Odenses. Ai realizoi nga penalltia, ndërsa deri më tani ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 3 asistime në 19 ndeshje të luajtura.