Bashkim Kadrii ka shënuar një gol në fitoren e Odenses në elitën e futbollit të Danimarkës.
Odense të premten mbrëma fitoi në shtëpi kundër Aalborgut me rezultatin 2:1, në ndeshjen që i takoi xhiros së 21-të.
Kadrii shënoi në minutën e 33-të nga penalltia.
Ishte goli i gjashtë sezonal për të, ndërsa ka edhe tri asistime.
Ai luajti deri në minutën e 85-të.
Odense në pozitën e shtatë ka 28 pikë, në 21 ndeshje të luajtura.