Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kaçandolli paraqitet në Evropianin në Spanjë

Valdet Kaçandolli është paraqitur në Evropianin në automobilizëm të dielën. Sipas njoiftimit nga Federata e Autosporteve të Kosovës, Kaçandolli e ka përfunduar me sukses garën në Evropianin që po zhvillohet në Subida al Fito të Spanjës.

Kaçandolli ka garuar me veturën e tij Suzuki Swift R+, në disiplinën malore të njohur si EHC.

“Dua t’i falënderoj të gjithë ata përkrahës dhe adhurues të automobilizmit në Kosovë, që e kanë shpirtin garues dhe më kanë motivuar për ta bërë më të mirën time”, ka thënë Kaçandolli.

Synimi i garuesve të automobilizmit është që të fitojnë titullin e kampionit të Evropës në garat malore.

“Kujtojmë që në vitin 2017, një tentim të tillë e kishte bërë kolegu i Valdetit, garuesi super energjik, Shkëlzen Lajqi, i cili kishte tubuar 88 pike nga 5 gara që kishte arritur t’i përfundonte me sukses, por në mungesë mjeteve financiare e pati ndërprerë karrierën dhe vetura e tij Mitsubishi EVO 9, tashmë është kampion Evrope me një garues malazez”, shkruan Federata e Autosporteve të Kosovës.