Përparim Dushi është i kënaqur me triumfin në garën e disiplinës malore në automobilizëm. Ai është rikthyer pas një pauze duke triumfuar në garën “Kulla 2023”, gara e parë e kampionatit të Kosovës në automobilizëm.
Ai me Mitsubishi Evo 9, shtegun me gjatësi prej 5.6 kilometra e kaloi për tre minuta, 18 sekonda e 721 të qindtat me shpejtësinë mesatare prej 100.515 kilometra në orë.
Në pozitën e dytë u rendit Valdet Kaçandolli me Suzuki Swift, derisa në vendi ne tretë më BMW M3 doli Ernest Daka.
“Jam i kënaqur me paraqitjen e sotme. E kam pritur fitoren, pavarësisht se konkurrenca ishte e madhe. Realisht kam pasur mundësi të kem rezultat edhe më të mirë, por nuk kam dashur të rrezikoj. Në përgjithësi gara ishte shumë e mirë”, ka thënë Dushi për faqen zyrtare të FASK-ut. Ai është optimist për rezultate të tilla edhe në garat e ardhshme. “Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm edhe në vazhdim të kampionatin në mënyrë që të renditem sa më mirë në plasmanin përfundimtar”, ka shtuar Dushi.