Burim Habibaj është fitues i garës së dytë “Drag Race” në automobilizëm.
Ai me veturën e tij Opel Kadett, shtegun prej 402 metave e kaloi me kohë prej 09.822 sekonda. Gara është mbajtur në Sllatinë. Habibaj është ndarë i kënaqur me triumfin.
“Kam pritur fitore, por nuk jam i kënaqur me rezultatin, sepse kam pasur defekt në veturë. Edhe shtegu nuk ka qenë në gjendje shumë të mirë, por shpresoj që në gusht të ketë kushte më të mira dhe të arrij kohë më të shpejtë”, ka thënë Habibaj.
Ai në garën në Bullgari dhe Rumani ka pasur kohë prej 09:02 sekonda. Rivalitet më i madh u tregua në Klasën 10 ku fituese doli garuesja nga Bullgaria, Vladimira Yordanova me kohën 10:081 sekonda.