Gara e radhës në fund të kampionatit të sivjetmë të Kosovës në automobilizëm, do të jetë të dielën. Këtë herë, gara do të mbahet në disiplinën super auto-sllallom dhe do të zhvillohet në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, ka njoftuar të premten Federata e Auto Sportit të Kosovës (FASK).
“Edhe kjo disiplinë po bëhet gjithnjë e më atraktive dhe rivaliteti është i theksuar, prandaj kështu pritet të jetë edhe këtë herë, ku garuesit do të japin maksimumin e tyre. “Lufta” për renditje sa më të mirë në plasmanin përfundimtar do të vazhdojë edhe të dielën, prandaj me të drejtë pritet që gara të jetë interesante”, ka shkruar FASK-u në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFASK-u si organizator i kësaj gare, që do të asistohet nga “Eurogoma RT”, është në përfundim të përgatitjeve për rrjedhë sa më të mirë të garës.