Të shtunën (sot) nga ora 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas luhet ndeshja e fundit e këtij edicioni në futbollin kosovar.
Dinamo e Ferizajt do të përballet me Llapin në ndeshjen e barazhit.
Fituesi do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në edicionin e ardhshëm.
Llapi e përfundoi edicionin në pozitën e tetë në Superligë me 49 pikë.
Ndërkohë, Dinamo, që e synon paraqitjen e parë në Superligë, e përfundoi edicionin e rregullt në vendin e katërt të Ligës së Parë me 71 pikë.
Dinamo në barazhin e Ligës së Parë triumfoi ndaj Lirisë 2:0 dhe tani është vetëm një fitore larg Superligës.