Një pamje shokuese është shfaqur nga tuneli i stadiumit ku u zhvillua ndeshja çerekfinale e Botërorit mes Holandës dhe Argjentinës.
Sergio Aguero, futbollisti argjentinas që u desh të pensionohet nga futbolli për shkak të problemeve me zemër, pas ndeshjes i ka thënë Wout Weghorstit, “mbylle gojën”.
Kjo ndeshje ishte përcjellë me shumë tensione në fushën e lojës.
Weghorst, që shënoi dy golat e barazimit të rezultatit për Holandën, mbeti i shokuar me reagimin e Agueros, ndërsa holandezi shtatlartë i kishte thënë se ka dashur ta përshëndetë ndonjë lojtar argjentinas apo zyrtar të ndeshjes.
Lisandro Martinez dhe Lautaro Martinez intervenuan për ta qetësuar situatën.
Edhe
Zbulohet se çka u tha Messi lojtarëve në tunel
Aguero pas ndeshjes në “Twitter” kishte shkruar më pas: “Shko luaj FIFA”.