Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ka dyshime se Messi është i lënduar

Lionel Messi ka munguar në stërvitjen e së premtes te Përfaqësuesja e Argjentinës, në 15 minutat e parë sa ishin të hapura për media.

Sipas mediumit argjentinas “Ole”, Messi e nisi stërvitjen në palestër, larg pjesës tjetër të grupit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në palestër stërvitën edhe Rodrigo De Paul, Leandro Paredes, Angel Di Maria dhe Nicolas Otamendi.

Messi doli në fushën e blertë vetëm pasi 400 gazetarët e pranishëm u larguan nga stadiumi.

Aspekti fizik i Messit ka ngritur shqetësime pasi ai mori një goditje në ndeshjen ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë kësaj jave.