Lionel Messi ka hedhur poshtë të gjitha shqetësimet për gjendjen e tij fizike, pasi ka insistuar se ndihet “shumë mirë” përpara ndeshjes së Parë të Argjentinës në Kupën e Botës. Argjentia, të martën prej orës 11:00, përballet me Arabinë Saudite në kuadër të Grupit C. Ai ka pranuar se ka qenë duke u stërvitur i vetëm si një masë paraprake pasi ka pasur probleme me nyjën e këmbës.
Nyja e këmbës së djathtë iu fotografua sulmuesit e fryrë në stërvitje - por vetë Messi ka këmbëngulur se është mirë dhe gati për të luajtur në ndeshjen hapëse.
“Ndihem shumë mirë fizikisht. Mendoj se kam ardhur në një moment madhështor, si personalisht ashtu edhe fizikisht. Nuk kam asnjë problem”, ka insistuar Messi të hënën në konferencën për shtyp.