Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi stërvitet i vetëm

Vazhdojnë shqetësimet në kampin e Argjentinës.

Pavarësisht se a është serioze apo jo, Lionel Messi ka stërvitur i vetmuar të shtunën, vetëm tre ditë para se Argjentina ta nisë Botërorin në Katar.

Leo nuk stërviti të premten në 15 minutat e parë, por edhe kur vazhdoi më pas, ushtroi individualisht.

Burimet shkruajnë se ai do të luajë të martën dhe nuk ka probleme të mëdha, ka shkruar gazeta “Marca” të shtunën.

Messi është shpresa më e madhe për gjithë Argjentinën. Ai vetëm sa ka kaluar disa probleme me tendinë javë më parë.

Dy lojtarët Nico Gonzalez dhe Joaquin Correa e kanë lënë kampin për shkak të lëndimeve.