Federico Chiesa nuk ka asnjë lëndim serioz dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Juventusit që e luan të dielën në kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A.
Chiesa u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Spezias, duke u zëvendësuar në fund për shkak një shqetësimi në muskul.
Juventusi të mërkurën mbrëma triumfoi 3:2 në udhëtim ndaj Spezias për ta shënuar fitoren e parë këtë edicion, ndërsa Chiesa kontribuoi me gol.
Në njoftimin e Juventusit thuhet se Chiesa nuk ka asnjë shqetësim dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme që “Zonja e Vjetër” i luan kundër Sampdorias, Chelseat e Torinos.