Massimiliano Allegri është zyrtarizuar si trajner i Juventusit.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit italian në rrjetet sociale.
Allegri ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me kubin nga Serie A.
“Jemi të lumtur të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me Massimiliano Allegrin.
Trajneri 53-vjeçar ishte pjesë e klubit të Juventusit prej vitit 2014 deri në vitin 2019.
Gjatë kësaj kohe trajneri italian fitoi pesë tituj kampioni.