Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allegri ka arritur marrëveshje me Juventusin

Massimiliano Allegri do të marrë drejtimin e skuadrës së Juventusit pas përfundimit të sezonit aktual, ka raportuar të martën sajti italian “Tuttomercatoweb”.

Bëhet e ditur se Allegri është pajtuar me kushtet e ofruara nga Juventusi dhe parimisht ka arritur marrëveshje. Ai në postin e trajnerit te Juventusi, do ta zëvendësojë Andrea Pirlon, i cili do të shkarkohet pas përfundimit të këtij edicioni shkaku i rezultateve të dobëta.

Mësohet se Allegri është pajtuar me një kontratë trivjeçare me mundësi vazhdimi, e cila do të bëhet zyrtare muajin e ardhshëm. Allegri ka qenë i papunë prej vitit 2019 kur u largua nga Juventusi, ekip të cilin e udhëhoqi për pesë sezone rresht (2014-2019) dhe fitoi pesë tituj kampioni të Italisë. 53-vjeçari po shihet si trajneri i duhur për ta transformuar Juventusin.