Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi synon Dembelen verën tjetër

Juventusi po synon transferimin e sulmuesit të krahut, Ousmane Dembele pas përfundimit të këtij edicioni, ka njoftuar të enjten sajti Italian “Calciomercato”.

Dembele ende nuk e ka rinovuar kontratën me Barcelonën që i skadon verën tjetër, dhe Juventusi po shpreson ta transferojë 24-vjeçarin si lojtar të lirë.

Dembele këtë edicion nuk e ka asnjë paraqitje me Barcelonën, pasi nuk është rikuperuar ende nga lëndimi i pësuar muaj më parë.

Dembele iu bashkua Barcelonës në vitin 2017 nga Borussia Dortmundi për 135 milionë euro, por asnjëherë nuk arriti ta dëshmojë veten për shkak të lëndimeve të vazhdueshme që e përcollën te ekipi spanjoll.

Artikuj të ngjashëm