Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dembele ka arritur marrëveshje me Juventusin

Ousmane Dembele do të jetë futbollist i skuadrës së Juventusit. Mediumet spanjolle kanë raportuar të enjten se Dembele dhe agjenti i tij, kanë arritur marrëveshje me Juventusin por që detajet nuk janë bërë të ditura.

Bazuar në këtë marrëveshje, Dembele do t’i bashkohet Juventusit në fund të sezonit si lojtar i lirë pasi refuzoi përfundimisht rinovimin e kontratës me Barcelonën.

Francezi 24-vjeçar do të jetë pjesë e Barçës deri në fund të sezonit, por muajin tjetër do ta firmos marrëveshjen me ekipin nga Serie A.

Dembele këtë edicion ka dy asistime në tetë paraqitje për Barcelonën. Për Dembelen, Juventusi thuhet se ka mposhtur konkurrencën e Paris Saint-Germainit, Arsenalit e Manchester Unitedit.