Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi insiston për Dembelen

Skuadra e Juventusit po insiston në transferimin e sulmuesit të krahut, Ousmane Dembele.

“Calciomercato” ka shkruar të hënën se krerët e Juventusit po mundohen ta bindin Dembelen të transferohet në Torino në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata me Barcelonën.

Dembele po refuzon rinovimin e kontratës me Barçës dhe këtë edicion ende nuk e ka asnjë paraqitje për shkak të lëndimit.

Dembele 24-vjeçar prej se iu bashkua Barcelonës në vitin 2017, ka pasur telashe me lëndimet. Për kartonin e tij, Barcelona i pagoi Borussia Dortmundit 135 milionë euro dëmshpërblim.