Edhe skuadrat e mëdha si Juventusi dhe Manchester Unitedi janë duke e monitoruar situatën e Ousmane Dembeles së Barcelonës, ani pse presidenti i kësaj skuadre, Joan Laporta, ka pranuar se është në bisedime për vazhdimin e kontratës së tij.
Kontrata e francezit përfundon në fund të sezonit dhe sipas raportimeve të disa mediave në Spanjë, ai nuk është i gatshëm të vazhdojë me gjiganten nga La Liga.
“Rinovimi i kontratës së Dembeles po shkon më ngadalë se që kemi dëshiruar. Po punojmë në atë drejtim pasi duam që Dembele të qëndrojë. Ai mund të jetë lojtar kyç nëse e arrijmë marrëveshjen”, ka thënë Dembele.
Dembele iu bashkua Barcelonës për 135 milionë euro në vitin 2017, por nuk e ka arsyetuar çmimin e lartë.