Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dembele i pavendosur

Ousmane Dembele nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

Sulmuesi i krahut tash e disa kohë ka nisur bisedimet me klubin e Barcelonës për vazhdimin e kontratës, por nuk kanë arritur të gjejnë marrëveshjen.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Dembele mund të largohet nga katalonjasit në muajin qershor.

23-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2022.

Për shërbimet e francezit interesim kanë shprehur Juventusi dhe Manchester Unitedi.

Dembele këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 10 gola dhe ka bërë katër asistime.