Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi shpreson të jetë i kompletuar ndaj Sassuolos

Te skuadra e Juventusit ka optimizëm të madh se sulmuesi Federico Chiesa dhe mesfushori Adrien Rabiot, do të jetë të gatshëm për ndeshjen kampionale kundër Sassuolos. Chiesa dhe Rabiot kanë stërvitur të dielën me pjesën tjetër të ekipit dhe gjasat janë të mëdha që të aktivizohen prej minutës së parë, ka njoftuar “Tuttosport”.

Chiesa dhe Rabiot i munguan Juventusit në ndeshjen e fundit për shkak të lëndimit, ndërsa dueli kundër Sassoulos është të martën mbrëma dhe i takon xhiros së 20-të në Serie A. Juventusi është në seri prej pesë fitoreve në kampionat me 46 pikë, pesë më pak se Interi, i cili ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Chiesa këtë edicion ka pesë gola në kampionat, ndërsa Rabiot ka kontribuar me tri gola e po aq asistime.