Robin Gosens është emri më i përfolur së fundmi. Falë paraqitjeve të mira me skuadrën e Atalantas, futbollisti i krahut e ka fituar edhe vëmendjen nga skuadra e Juventusit, shkruan “calciomercato”.
Gjiganti italian shpreson që 26-vjeçarin ta transferojë si zëvendësues të Alex Sandros, i cili mund të largohet nga skuadra “bardhezi” gjatë afatit kalimtar të verës.
Atalanta për shërbimet e Gosensit kërkon të paktën 40 milionë euro.
Reprezentuesi i Gjermanisë në edicionin aktual ka luajtur në 34 ndeshje gjithsej, ka shënuar 10-të gola dhe ka kontribuuar me shtatë asistime.
Artikuj të ngjashëm