Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi po kërkon zëvendësuesin e Alex Sandros

 Alex Sandro, juventus, futboll, sport

Skuadra e Juventusit do ta nxjerrë brazilianin Alex Sandro në shitje gjatë verës, pasi tashmë ka nisur kërkimet për zëvendësuesin e tij. “Gazzetta dello Sport” ka raportuar se Juventusi tashmë ka tri opsione për ta zëvendësuar Sandron për të cilin po kërkon rreth 20 milionë euro, duke pasur parasysh se ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Në listën e Juventusit thuhet se janë Renan Lodi i Atleticos, Nahuel Molina i Udineses dhe Emerson Palmieri i Chelseat.

Sadro 31-vjeçar është pjesë e Juventusit prej vitit 2015, por këtë edicion nuk ka treguar paraqitje të mira. Ka një gol dhe një asistim në 32 ndeshje në të gjitha garat në këtë sezon.

Artikuj të ngjashëm