Sport

Juventusi planifikon ta transferojë Pogban

Juventusi e ka shansin ta transferojë mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, si lojtar të lirë, nëse arrin ta shesë Aaron Ramseyn dhe Adrien Rabiotin.

Pogba është i lirë në verë pasi kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2022.

Menaxheri i tij, Mino Raiola, ka thënë se rikthimi në Torino është i mundshëm, pasi francezi është i dashuruar me qytetin. Do të ishte rikthim për Pogban, por e ardhmja e tij në “Allianz Stadium” varet në planet e Juventusit për të ardhmen.

Pogba fiton 15 milionë euro në vit te Manchester Unitedi, shumë kjo që nuk është e mundshme për t’u paguar nga “bianconerët”.

Gjiganti i Serie A mund t’i ofrojë atij 10 deri në 12 milionë euro në vit, vetëm nëse i shesin të paktën dy futbollistë.

Rabiot dhe Ramsey janë prej lojtarëve më të paguar te skuadra “bardhezi”, me nga 7 milionë euro në vit.