Juventusi është duke planifikuar ta blejë talentin e Chelseat, Cesare Casadei, dhe janë të gatshëm ta sjellin atë në Torino si huazim, me opsionin e blerjes së tij.
Kështu ka shkruar të shtunën mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”.
Ish-mesfushori i Interit ishte golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës U20 në Argjentinë, dhe u vlerësua si lojtari më i mirë i turneut.
“Zonja e vjetër” po planifikon blerjen e tij për 20 milionë euro në verë nga skuadra e Chelseat, që e bleu atë nga Interi.