Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea siguron talentin Casadei

Cesare Casedaei

Skuadra e Chelseat ka siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar, Cesare Casadei. “Sky Sports” ka raportuar të martën, se Chelsea ka arritur marrëveshje përfundimtare me Interin për transferimin e tij.

Casadei të mërkurën do të jetë në Londër për t’iu nënshtruar kontrollimeve mjekësore, përpara se të prezantohet te skuadra londineze.

Për kartonin e tij, Chelsea do të paguajë 20 milionë euro, përfshirë edhe bonuset. 19-vjeçari është produkt i akademisë së Interit dhe muaj më parë është promovuar në ekipin e parë, ndonëse ende nuk ka debutuar. Sezonin e shkuar, Casadei shënoi 17 gola e bëri pesë asistime për ekipin e juniorëve të Interit. Ai me Interin kishte kontratë deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm